Transmetuar më 19-05-2018, 08:25

Tragjedi ajrore në qiellin e Kubës. Një avion ‘Boeing 737’, u përplas pas ngritjes nga aeroporti i Havanas, ndërsa kishte 104 pasagjerë në bord dhe 5 anëtarë të ekuipazhit.

Vetëm tre gra mundën të shpëtojnë nga përplasja, ndërkohë që ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Përplasa e avionit të linjës CU 972 i Cubana de Aviacion, u rrëzua rreth orës 19.00 të së premtes me orën tonë, në një fushë në Puerto Boyeros, vetëm pak kilometra larg aeroportit “Jose Marti” dhe 13 kilometra larg Havana, ndërkohë që ishte nisur drejt Holguin.

Presidenti Miguel Diaz-Canel vizitoi personalisht vendin e ngjarjes dhe në një mesazh të shkurtër tha, “Kjo është një ditë zie për vendin tonë”:.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, pak pas ngritjes avioni mund të jetë përplasur me tela të tensionit të lartë. /a.y/noa.al