Transmetuar më 19-05-2018, 20:21

Në lidhje me vdekjen e 27 vjeçarit Enea Fotj në qelitë e paraburgimit të Korçës reagoi edhe policia.

Ata mohojnë pretendimet e familjes se ndaj tij është ushtruar dhunë.

Sipas policisë së shtetit reagimi vjen lidhur me lajmin e publikuar, ku ngrihen dyshime për humbjen e jetës së një të riu të shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Korçës.

Sipas policisë, Enea Ftoji ishte kapur në flagrancë, ndërsa kishte vjedhur varësen e një 60-vjeçareje dhe është shoqëruar në polici.

Nga kamerat e sigurisë vihet re se, veprimet e tyre janë kryer me korrektësi të plotë, thuhet nga policia. Gjatë qëndrimit në dhomat e sigurisë, këtij shtetasi për dy ditë i është dhënë ndihmë mjekësore nga një ndihmësmjek, nëpërmjet medikamentit “Diazepan”, pasi kishte shfaqur shenja ankthi dhe në orën 8 të mëngjesit të 17 majit u gjet i vdekur në qeli.

Në lidhje me pretendimet e familjarëve se ndaj tij është ushtruar dhunë policia sqaron se nga këqyrja e jashtme e trupit të viktimës në Morgun e Spitalit Korçë nuk janë konstatuar shenja të përdorimit të dhunës.