Transmetuar më 20-05-2018, 17:22

Forca e eshtrave varet shumë edhe nga niveli i stresit që kalon një person.

Tek femrat kjo lidhje është edhe më e fortë.

Niveli i lartë i stresit që kalon një femër rrit rrezikun për dobësimin e ndjeshëm të kockave.

Pasi kalojnë menopauzën, femrat humbasin dendësinë e eshtrave dhe ato bëhen më të brishta.

Sipas shkencëtarëve, tek femrat zhvillohet osteoporoza më shumë se sa te meshkujt pasi menopauza ndikon në rënien e estrogjenit, duke sjellë edhe zvogëlimin e masës kockore.

Së fundi u zbulua se niveli i ankthit dhe stresit të gratë është përcaktues në kompaktësinë e kockave./a.m./noa.al/