Transmetuar më 20-05-2018, 22:52

Skuadra e Interit kualifikohet në Ligën e Kampioneve pas gjashtë vitesh mungesë.

Zikaltërit kanë arritur të mposhtin Lazion në ndeshjen e fundit të “Serisë A” italiane me rezultatin 3-2, luajtur mbrëmjen e sotme, në stadiumin “Olimpico”.

Ndeshja u zhvillua me mjaft tension ku nuk munguan kartonat dhe golat.

Lazio kaloi dy herë në epërsi kundër Interit, me golat e Felipe Anderson dhe autogolin e Perisic.

Golat për Interin u shënuan nga Danilo D’Ambrosio, Mauro Icardi dhe Matias Vecino.

Në këtë mënyrë, Lazio kualifikohet në Ligën e Europës, së bashku me Milanin dhe Atalantan./a.k/noa.al/