Transmetuar më 22-05-2018, 09:02

Një aksident tragjik për dy policë në Long Island, SHBA, teksa dy efektivët ishin jashtë shërbimit.

Michael Colangelo dhe John Martinez, përkatësisht 31 dhe 39 vjeç, humbën jetën pasi aksidenti me të cilin udhëtonin u përplas në Brooklyn, mbrëmjen e së dielës.

Për Micghael ishte dita e tij e dasmës. Dy policët, teksa Martiez ishte në timon, dolën jashtë rruge, duke u përplasur me një pemë.

Vetëm pak orë para aksidentit tragjik, Colangelo, ishte lidhur në martesë me të fejuarën, në një ceremoni intime në Full Moon Resort, pak kilometra larg vendit të aksidentit.

Nga përplasja mbeti i plagosur edhe një pasagjer tjetër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /a.y/noa.al