Transmetuar më 22-05-2018, 11:19

Bota e filmit është shumë e madhe dhe në të ka shumë aktore që kanë luajtur rolin e një femre të shëmtuar.

Mirëpo, në të vërtetë dhe në jetë reale ato janë mjaft të bukura.

Këto aktore madje janë bërë më të famshme me emrin e personazhit që kanë luajtur sesa me emrin e tyre të vërtetë.

Nëse i shihni në filma, ju menjëherë mendoni se ata janë të shëmtuara, por ky është vetëm një iluzion.

Sa duket, në rolet e tyre këto aktore janë kaq shumë profesioniste sa dinë të luajnë rolet e të shëmtuarave deri në detajet më të hollësishme.

Ndër aktoret që kanë luajtur role të një gruaje të shëmtuar, por se kanë bukuri natyrale janë Ana Maria Orozco, njohur gjerësisht në rolin e saj në telenovelën “E shëmtuara Beti”, Chalize Theron, Uma Thurman, Rooney Mara, Demi More, Amanda Seyfried, Jennifer Aniston dhe  Hillary Swank. /d.xh/noa.al