Transmetuar më 22-05-2018, 11:34

Ata janë çifti që një vit më parë brenda reality show “Big Brother 9”, u njohën dhe u martuan dhe pas daljes si fitues, kishin bërë plane për ceremoninë martesore me familjet.

Por me sa duket edhe historisë së Danjelit dhe Fotinisë i ka ardhur fundi.

Zërat nisën të qarkullojnë pas mbylljes së profilit të  tyre të përbashkët në Instagram.

Këtë herë ka qenë Danjeli ai që ka konfirmuar se ndarja mes tyre ka ndodhur dhe se ai dhe Fotinia nuk janë më bashkë.

Nëpërmjet një postimi në Instastory ai shkruan, “Janë disa arsye përse unë dhe Fotini kemi vendosur të ndërpresim këtë lidhje duke gëzuar respekt për çdo të mirë dhe të keqe që kemi kaluar së bashku dhe sigurisht për njëri-tjetrin. LAFODA”. /a.y/noa.al