Transmetuar më 22-05-2018, 12:07

Shirat e rrëmbyeshëm dhe moti i ngrohtë janë përfshirë nga një infektim i mushkonjave që ka terrorizuar rajonin e Voronezhit në Rusinë jug-perëndimore.

Fotot dhe videot tregojnë insektet e rrezikshme që sulmojnë njerëzit nëpër shtëpitë përreth.

Pamjet dëshmojnë një tmerr të vërtetë dhe ngjajnë me filmon horror: “The Birds”.

Njerëzit vuajnë nga kafshime, kruajtje, ënjtje dhe thonë se është e pamundur që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Fëmijët kanë frikë të ikin në shkollë se frikësohen se “hahen të gjallë” prej mushkonjave.

Edhe nëpër shtëpi njerëzit strehohen, për shkak se insektet zvarriten nëpër mure dhe çarje.

Jashtë në rrugë situata është e rëndë. Mushkonjat kanë “mbuluar” vendin.  “Vestivrn”, një agjenci lajmesh ruse tha se mushkonjat ishin të shumta në numër e se insektet madje “kishin ngrënë edhe disa derra”, që vdiqën nga kafshimet.

Temperaturat e larta kanë ndihmuar më tepër mushkonjat, pasi ata qëndrojnë në vende të ngrohta dhe të lagështa.

Nga autoritetet është thënë se nga data 6 maj ka nisur një aksion për të zhdukur sa më tepër mushkonja të jetë e mundur. Në Alaska mushkonjat janë kaq të mëdha, sa njerëzit kanë nisur t’i quajnë ato “zogj shtegtar”. /d.xh/noa.al