Transmetuar më 22-05-2018, 16:24

Ka qenë një surprizë shumë e pakëndshme ajo me të cilën është përballur një 70-vjeçar në Itali.

Pasi kishte lënë një takim intim me pagesë, i moshuari është habitur kur pas derës ka parë të fejuarën e të birit.

“Klienti” dhe “ofruesja e shërbimit”, kur u gjendën përballë njëri-tjetrit, preferuan të përshëndeteshin, edhe pse të ndierë në siklet dhe të skuqur nga turpi.

Në momentin që 70-vjeçari i tregoi djalit, se e dashura e tij nuk punonte si kamariere, por si punonjëse seksi, mes të dyve ka nisur sherri.

Pas grushteve dhe ofendimeve të shkëmbyera, i riu ka denoncuar të atin duke e akuzuar për ushtrim dhune. /k.k/noa.al/