Transmetuar më 22-05-2018, 17:53

Kënga zyrtare e Kampionatit Botëror, Rusi 2018, do të publikohet ditën e premte.

Will Smith dhe Nicky Jam, së bashku me këngëtaren shqiptare Era Istrefi, do të këndojnë së bashku këngën e Kampionatit Botëror të FIFA-s në Rusi.

Raportohet se kënga do të punohet nga Diplo, deri në lançimin e saj në datën 25 maj.

Interesant është edhe fakti se në këtë klip do të jetë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, por po ashtu edhe rikthimi te muzika i Will Smith.

Ai ka qenë një pop-reper i suksesshëm gjatë viteve 1980-1990, ndërsa Nicky Jam është një nga yjet më të mëdhenj të Amerikës Latine. /k.k/noa.al/