Transmetuar më 22-05-2018, 22:38

Ish-mesfushori italian Andrea Pirlo i ka dhënë fund futbollit të luajtur gjatë mbrëmjes së djeshme.

Emocione të jashtëzakonshme përjetuan të pranishmit që kishin mbushur stadiumin duke parë yjet që i kanë duartrokitur për vite me radhë.

Ronaldo, Maldini, Totti, Del Piero, Shevchenko, Inzaghi, Cafu, Buffon, Lampard, Pato, Vieri, Tevez, Baggio, Cassano, Nesta, Sedorf, Gatuzo, e shumë të tjerë u mblodhën nga Pirlo.

Por pas mbylljes së ndeshjes për ish-yjet e futbollit italian aty nisi festa.

Një video është publikuar ditën e sotme, ku ata që kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme ndër vite nuk i mbajnë më këmbët.

Gattusso, Ambrosini, Maldini e të tjerë e kanë tejkaluar me pijen ndërsa mundohen të përshëndesin edhe një herë yllin e futbollit italian Andrea Pirlo.

Për më tepër shihni videon: