Transmetuar më 23-05-2018, 10:42

Epoka e Maurizio Sari tek Napoli mori fund, edhe pse nuk arriti të fitonte një titull kampion në Itali.

Pasi zyrtarizoi largimin e Sarit, presidenti Aurelio De Laurentis duket se ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Në përfundim të një takimi prej 3 orësh u ra dakord që ish-trajneri i Bayern Munchen, Carlo Ançeloti të marrë "frenat" e ekipit siçilian.

Takim u mbajt në rezidencën e De Laurentis në orët e vona të natës duke gdhirë dita e sotme, raporton noa.al duke cituar mediat sportive italiane.

Bashkë me De Laurentis, në takim ishte i pranishëm edhe drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, ndërsa Ançeloti shoqërohej nga bashkëshortja e tij.

Mediat italiane raportojnë se është arritur një marrëveshje themelore për kontratë trevjeçare, ndërsa detaje tjera do të diskutohen sot.

Kujtojmë që kur ishte nën drejtimin e Bayernit, Ançeloti vendosi si kusht që të kishte në stafin teknik djalin dhe dhëndrin e tij. Nuk dihet nëse këtë gjë do e kërkojë edhe tek ekipi i ri. /m.sh/noa.al/