Transmetuar më 23-05-2018, 12:26

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si "Stresi" nuk shpëton dot nga telashet.

Pak ditë më parë ai bashkë me të atin u panë në protestën e opozitës para ministrisë së Brendshme duke kërkuar largimin e ministrit Xhafaj, ndërsa sot gjykata i ka dhënë një "goditje" tjetër.

Stresi është dënuar me 70 mijë lekë të reja gjobë nga Gjykata Penale për akuzën e fyerjes dhe shpifjes ndaj aktorit Leonard Bombaj.

Kjo ngjarje ka ndodhur në mars të vitit 2017, gjatë një aktiviteti për provat e librit ‘Guinness’.

Pas një konflikti verbal mes tyre Stresi i hodhi një kovë me ujë në kokë aktorit duke e quajtur edhe "pedofil".

Ai ka 6 muaj kohë për të paguar gjobën prej 70 mijë lekësh.

Reperi i njohur shqiptar ka pasur shpesh probleme me drejtësinë, kujtojmë që pak kohë më parë u arratis nga ambientet e komisariatit në kryeqytet./m.sh/noa.al/