Transmetuar më 23-05-2018, 17:42

Një ngjarje e pazakontë në Kinë i ka kushtuar shumë shtrenjtë një të riu, i cili u kafshua në gjuhë nga e dashura e tij.

Ai kishte vendosur për tu ndarë, ndërsa vajza i kishte kërkuar që ta puthte për herë të fundit.

Këtu ndodhi edhe e papritura, ku ajo e kafshoi në gjuhë dhe nuk e lëshoi.

U desh ndërhyrja e policisë për të bërë të mundur që ajo ta lëshonte, por edhe në këtë rast u deshën goxha përpjekje.

Ajo ishte e vendosur dhe nuk tërhiqej, deri në momentin kur policia përdori spraj me piper.

Burri u dërgua për ndihmë në spital, dhe ka marrë plagë të rënda. /k.k/noa.al/