Transmetuar më 23-05-2018, 18:57

Mediat e ndryshme e kanë quajtur thuajse të mbaruar transferimin e Antoine Griezman te Barcelona por Atletico Madrid duket se nuk do të heqë dorë kaq lehtë.

Një ofertë të çmendur ka përgatitur presidenca madrilene vetëm që ylli i tyre i ekipit të qëndrojë.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, për Griezman është gati kontrata e re me një pagë prej 25 milionë eurosh në vit, 10 më shumë se ajo që i ofron Barcelona.

Nuk dihet nëse Griezman do të ndryshojë mendje pas ofertës. Te Atletico ai është numri një i ekipit, por të Barcelona do ta ketë të vështirë të jetë lideri.

Ndërkohë, fishkëllimat e tifozëve, ndeshjen e fundit, që e menduan të përfunduar transferimin, mund ta bëjnë që të largohet./a.m./noa.al/