Transmetuar më 23-05-2018, 19:11

Disa krimba gjigantë dhe grabitqarë janë duke u shpërndarë në të gjithë Francën.

Studimet kanë treguar se të tilla specie janë një kërcënim i vërtetë për faunën, ndërsa paralajmërimi ka ardhur edhe nga biologu Jean-Lou Justine.

Lindur në Azi, këto krijesa grabitqare ushqehen me krimbat e tokës. Ato posedojnë një armë biologjike e njohur si “tetrodotoksinë” e cila bllokon prenë e tyre.

Për rastin në fjalë është bërë edhe një studim, ku ekipi identifikoi pesë lloje të krimbave të huaj në Francë.

Biologu Jean-Lou Justine fillimisht hodhi poshtë kërcënimin e paraqitur nga krimbat ekzotikë si asgjë më shumë se një dëmtues i vogël.

Por në vijim, ai dhe shkencëtarët e tjerë janë të habitur pasi zbuluan se krimbat e gjatë 40 cm mund të pushtonin një vend evropian të zhvilluar për më shumë se dy dekada.

Këto krimva gjithashtu kanë tendencë të jenë me ngjyra të ndezura, duke ngritur pikëpyetjen se si autoritetet nuk ishin në gjendje të vërenin mbërritjen dhe përhapjen e tyre. Një arsye mbase është se ata jetojnë nën tokë.

Krimbat u gjetën edhe në territore të tjera si në Karaibe, Amerikën e Jugut, Afrikë dhe Oqeani.

Për momentin, shumica e tyre që po shfaqen në Francë, janë ende të vegjël. /k.k/noa.al/