Transmetuar më 23-05-2018, 22:54

Nga Julian Deda

Eshte e vertete qe Partizani e beri lemsh kampionatin.

I hapi porten Teutes, pastaj luajti kunder Vllaznise sikur po luante kunder Realit dhe ne fund i futi nje shetitje me Kamzen. Jam dakort, por…sepse ka gjithmone nje "por".

Ne thelb nuk ka e ka fajin as Partizani dhe askush tjeter. Po pse more, keshtu luhet futboll, duke shpresuar se ndonje skuader te te hape porten?

Une nuk jam naiv te mendoj se ketu mund te ndodh mrekullia dhe gjithçka te shkoje vaj, se nuk ndodh ne asnje vend te botes por nuk mund te mos e shohim problemin brenda.

Per te gjithe ata, qe nuk e kane idene se kush eshte dhe duhet te jete Vllaznia, mund te them se kjo skuader nuk mund te shkonte ne ate pike sa te kerkonte meshire.

Sa per meshire, me mire nje kategori me poshte.

Vllaznia eshte skuadra e pare ne futbollin profesionist te ketij shteti dhe si e tille nuk mund te pranonte meshiren perpara futbollit te bukur dhe triumfues.

Por hienat arriten ta degradojne. Ja dolen ta turperojne. Hienat e denatyralizuan Vllaznine.

Sot ne Shkoder ka njerez te mire dhe te ndjeshem, qe si reagim nuk mund te bejne asgje tjeter veçse te qajne, derdhin lot nga inati, nga marazi dhe nga pamundesia per t’i rene me grusht atij mut mali hienash qe nenqesh. Turp i madh. Por pa merak, hienat do ta merrin shume shpejt pergjigjen, do t’i paguajne nji per nji lotet e shkodraneve.

Pa merak, shume shpejt.

Vllazni o zemer, s’di çfare te them, di vetem se do jem perjete me ty pavaresisht nga kategoria ku do luash.

Per sa kohe do ndjehem shkodran, per aq kohe sa te kem jete do te kem vetem dy ngjyra dhe nje skuader, VLLAZNI.

P.s. Dreq, sa i merzit jam…!

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al