Transmetuar më 24-05-2018, 09:55

Një doganier në pikën kufitare të Kapshticës, është vënë në pranga, për shkak se duke shpërdoruar detyrën, ka favorizuar kalimin e një mjeti me dokumentacion të falsifikuar.

I arrestuari është Genci Laçaj, 50 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë doganier pranë Kapshticës.

Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet së më 10 maj, në hyrje të Shqipërisë, ka lejuar kalimin e një mjeti tip kamion me drejtues shtetasin L.A., mbi të cilin ishte ngarkuar një mjet tjetër tip kamionçinë e dëmtuar.

Por kamionçina rezultoi me targa dhe dokumentacion të dyshuar si të falsifikuara, duke shmangur detyrimet doganore për këtë të fundit.

Pas hetimeve intensive u bë arrestimi i Laçaj, nën akuzën e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al