Transmetuar më 24-05-2018, 10:08

Këtë të mërkurë u mbushën 10 vite nga ndarja nga jeta e themeluesit të Top Medias, Dritan Hoxha.

Vajza e tij e madhe dhe trashëgimtarja e Top Channel Lori Hoxha, ishte e ftuar për të rrëfyer më tepër për jetën e tyre në emisionin “Top Show”.

Ajo u shpreh se është privilegj që është vajza e Dritan Hoxhës.

“Për mua është privilegji më i madh në jetë të jem fëmija i tij. Por sigurisht që ka edhe një lloj presioni. Je gjatë gjithë kohës në luftë që të bësh atë që do të donte të bënte ai, por pa e humbur veten tënde”, tha Lori.

Më tej, Lori u shpreh se në fillim nuk e konceptonte dot Tanin si gjeniu për të cilin flisnin njerëzit.

“10 vite pa babin është një mungesë shumë e madhe. Unë nuk e dija kush ishte Tani, gjeniu për të cilin flisnin njerëzit. Unë kam qenë vetëm 14 vjeç kur ai iku. Unë e dija që punonte, pasi bënim një jetë të mirë, por nuk e dija që ishte njeri kaq i madh. Pasi ai iku, atëherë e kuptuam”, tha ajo.

Lori Hoxha tregoi se Dritan Hoxha. “Pak njerëz e dinë, por ishte shumë fanatik. ‘Tmerri’ i tij ishte që unë po rritesha”, tregon Lori.

Por si e përkufizon ajo Dritan Hoxhën? “Një njeri i papërsëritshëm. Nuk vjen më as në familjen time, as në shoqërinë shqiptare. Nuk bëhen dy”, tha Lori.