Transmetuar më 24-05-2018, 11:18

Në vijim të fjalës së tij në Kuvend, kryedemokrati Lulzim Basha bëri thirrje ndaj qytetarëve që të bashkohen me protestën e opozitës gjatë së shtunës.

Ai tha se tashmë ka mbetur ajo i mbetet njerëzve të lirë, kur Kushtetuta shkelet dhe kur

qeveria qeveris jashtë ligjit dhe se është e dhjetëra e sovranit të marrë fatin në dorë,

“Ftoj shqiptarët të bashkohen në protestën më të madhe kombëtare në orën 11 të shtunën, si njerëz të lirë, se nuk mund të humbasim më kohën tonë duke u marrë me kriminelin e radhës. Ta mbyllim njëherë e mirë këtë kapitull e të hapim ata që meritoni ju. Ne i larguam ata që mbrojti Rama, sot po mbron Xhafaj, ne do të largojë atë, krimin dhe vetë kupolën mafioze me Ramën në krye”, u shpreh Basha.

Ai tha se vendi ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejnë, PS ka njerëz të ndershëm, ndaj u bëri thirrje socialistë që ndihen të neveritur nga kapja e partisë, të bashkohen me opozitën në protestë, për një Shqipëri me qeverisje të ndershme dhe për një Parti Socialiste të ndershme.

Sipas tij çfarëdo që të thotë Rama, shqiptarët e dinë se negociatat nuk hapen pa u luftuar krimi, me reforma në letër dhe pa e ndarë qeverisjen nga krimi.

“Rama si ta kanë thënë edhe mbrëmë, nuk hapen negociatat pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Le te jemi të hapur dhe të drejtpërdrejtë me njeri tjetrin, as opozita, as BE, as Holanda, Macroni, Merkeli nuk janë pengesë, Rama ti je pengesa. Xhafaj është pengesa, qeveria jote, ju jeni tradhtaret e popullit”, deklaroi ndër të tjera Lulzim Basha. /a.y/noa.al

“Shqipëria si gjithë Europa. Jo qeveri me krim dhe drogë”, tension në parlament

Basha: Rama-Xhafaj hartuesit e një skenari kriminal, Kushtetuta ka rënë