Transmetuar më 24-05-2018, 11:30

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duke folur për mediat jashtë sallës plenare u shpreh se mazhoranca aktuale është një grup kriminal që ka uzurpuar institucionet e shtetit.

Sipas saj kjo mazhorancë ka frikë jo vetëm nga fjala e lirë, por për çdo gjë që dëshirojnë qytetarët.

"Sot e tregoi se nuk ka më asnjë shpresë me këtë grup kriminal që kanë uzurpuar institucionet e shtetit shqiptar. Nuk ka më asnjë shpresë me këtë monstër që vetëm jo i kanë varfëruar më shumë shqiptarët por i kanë denigruar.

E vetmja zgjidhje është dalja në rrugë dhe përmbysja e çdo elementi kriminal dhe për të dalë për t’i thënë Edi Ramës se ti ke ngelur vetëm. Është i vetëm jo vetëm në kauzën e tij politike narkomane por edhe në përballjen me drejtësinë që do ta bëjnë shqiptarët. Atë drejtësi që ne si opozitarë dhe klasë politike e kemi votuar në 2016”, u shpreh Kryemadhi.

Për kryetaren e LSI-së, Rama ka mbetur vetëm, një tellall i dalë boje.

" Mos ndaloni dhe ju gazetarët në asnjë moment që të vazhdoni thirrjen për shqiptarët, që më 26 maj të jenë në bulevardi për t’i thënë Ramës se janë kundër qeverisë së drogës. Protesta është atje, ne udhëhiqemi nga qytetarët. Ne jemi peng i qytetarëve, do bëjmë ç’të na kërkojnë ata", tha Kryemadhi.