Transmetuar më 24-05-2018, 17:23

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Show Magazinë”, ishte e ftuar këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila foli ndër të tjera edhe për fillimet e karrierës së saj në Greqi.

Anxhela rrëfeu se për 6 muaj ka punuar me Eleni Fourieran, këngëtaren shqiptare që përfaqësoi Qipron në Eurovizion.

Nisur nga fakti që Eleni fillimisht e kishte mohuar origjinën shqiptare për t’iu shmangur paragjykimeve raciste të grekëve, Anxhela dëshmoi që ajo jo vetëm që nuk e kishte mohuar origjinën e saj, por e kishte mbrojtur me forcë.

Alban Dudushi zbuloi gjatë emisionit se Anxhela kishte rrahur dy grekë pasi i kishin sharë Shqipërinë.

“Kjo jo vetëm që nuk e mohoi origjinën, por më kanë thënë që ke rrahur dy grekë që e shanë Shqipërinë, është e vërtetë?”, e pyeti Albani.

“Jo grekë, greke”, u shpreh Anxhela duke qeshur. /k.k/noa.al/