Transmetuar më 24-05-2018, 18:11

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar ditën e sotme.

Ngjarja ka mdodhur në Kryebushat të Shkodrës, dhe ku janë përfshirë tre automjete.

Nga aksidenti Noa ka mësuar se janë lënduar edhe dy persona.

Ata janë dërguar për ndihmë në spital dhe ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Janë të paqarta shkaqet që çuan në përplasjen e tre makinave, e cila ka qenë e fortë, ashtu siç tregon edhe kjo foto.

Në aksident  është përfshirë edhe myftiu i Malësisë së Madhe, Edmir Smajlaj. Ai nuk ka pësuar lëndime, por bashkëshortja e tij është dërguar në spital.