Transmetuar më 24-05-2018, 21:04

Për vite me radhë Shqipëria është identifikuar si “Kolumbia e Evropës” sa i takon kultivimit të kanabisit.

Por vitin e fundit kultivimi ra ndjeshëm në vend pas aksioneve policore që u fokusuan nga parandalimi te asgjësimi i parcelave.

Duke parë vështirësitë në atdhe, shqiptarët po gjejnë zgjidhje të reja.

Një prej tyre është kultivimi i drogës në vendet ku është tregu i shpërndarjes.

Policia greke ka shkatërruar një grup që kishte kultivuar kanabis në ishullin e Kretës, në distriktin e Rethminos.

Autoritetet asgjësuan një parcelë me 531 bimë të kultivuara, një armë gjuetie, një mijë euro dhe nëntë telefona celularë dhe pajisje të ndryshme që shërbenin për aktivitetin kriminal.

Gjatë operacionit policor u prangosën dy shtetas shqiptarë 21 dhe 31-vjeç si dhe dy shtetas grekë. Emrat e të ndaluarve nuk bëhen me dije./a.m./noa.al/