Transmetuar më 24-05-2018, 21:28

Ai është 61-vjeç dhe pas 30 vitesh punë në të njëjtën kompani iu komunikua vendimi për pushimin nga puna.

Nuk kishte bërë asnjë shkelje. Arsyeja? Punëtori në prag pensioni u detyrua të dalë në rrugë pasi u zëvendësua nga makineria.

I moshuari punonte në degën e një kompanie shumëkombëshe në Milano e cila merrej me prodhimin e kanoçeve.

Rasti i këtij personi me origjinë marokene, emri i të cilit nuk bëhet me dije bëhet edhe më trishtues pasi ai ishte me një dorë.

“Kompania jonë ka instaluar një makineri e cila automatikisht bën të njëjtën punë që e keni ushtruar juve deri më sot”, thuhej në letrën e shkarkimit.

Burri i trishtuar tha se “më mungojnë vetëm katër vite punë për pensionin”.

Avokati i tij Mirko Mazzali deklaroi se nuk mund të pushohet pas 30 vitesh punë.

Rasti është edhe më i rëndë pasi punëtori është invalid dhe e ka vështirë të gjejë punë tjetër në prag pensioni./a.m./noa.al/