Transmetuar më 24-05-2018, 22:22

Një 52-vjeçar i cili ishte nën masën “arrest shtëpie”, ka thyer vendimin e gjykatës dhe ka dalë nga banesa e tij në qytetin e Shkodrës.

Policia thotë se u vu në ndjekje të shtetasit me inicialet E.P. pas informacioneve të siguruara dhe bëri prangosjen e tij në kushtet e flagrancës.

Sipas vendimit të gjykatës, ai nuk duhet të dilte nga banesa në lagjen “Tomë Kola”.

Tashmë ai do përballet edhe me shkeljen e vendimit të “arrestit shtëpiak”.

Prokuroria po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale ndaj këtij shtetasi./a.m./noa.al/