Transmetuar më 25-05-2018, 08:08

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me ndërhyrjen e bërë në zonën e Sharrës.

Ai thotë se transformimi i kësaj zone falë vullnetit dhe financimit, i ka dhënë pamje tjetër.

“Me që disave nuk u kujtohet si ishte Sharra e lemerisë së deridjeshme mjedisore 7 minuta nga Sheshi Skënderbej, me këtë pasqyrë të së deridjeshmes dhe transformimit që po ndodh sot, e që do të shtrihet më tej deri në zhdukjen e fushave të turpit çerekshekullor të plehrave, nga Durrësi pranë e me radhë kudo tjetër, falë vullnetit e financimit të qeverisë për të bërë Shqipërinë e pastër Europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Më poshtë gjeni edhe videon e publikuar nga kreu i qeverisë, ku shihen ndryshimet që ka pësuar zona e Sharrës.

Rama ka thënë më herët se me këtë projekt, do tu jepet fund makthit të mbetjeve në gjithë Shqipërinë, duke u dhënë një përgjigje edhe akuzave në lidhje me inceneratorët. /a.y/noa.al