Transmetuar më 25-05-2018, 09:18

Një granatë e pashpërthyer është gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e Kombinatit.

Më konkretisht zbulimi është bërë rreth orës 08:15 nga kalimtarë të rastit.

Granata është gjetur anës një lulishteje në një vazo me lule. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet dhe po kryejnë veprimet.

Nuk dihen ende detajet e kësaj ngjarje ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Aktualisht po bëhet këqyrja e kamerave të ambienteve përreth për të zbuluar më shumë, teksa granata u çmontua pa problem. /a.y/noa.al

Foto ilustruese