Transmetuar më 25-05-2018, 10:14

Një nga zërat më kritikë gjermanë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë, është deputeti i CDU-së, Gunther Krichbaum.

Pas përplasjeve me kryeministrin Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në Berlin, Krichbaum reagon sërish.

Kryetari i Komisionit për çështje evropiane të Bundestagut, Gunther Krichbaum shpërndan në rrjetet sociale një reagim të dhënë për të përditshmen gjermane "Welt", duke e shoqëruar me shkrimin: “Ne na duhet të vendosim për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë para verës. Mendoj se është shumë herët".

Shkrimi

Krichbaum është dakord për të negociuar me Maqedoninë, por nuk kërkon të njëjtën gjë me Shqipërinë.

"Për momentin, unë jam qartë kundër fillimit të negociatave të pranimit me Shqipërinë. Hapja e negociatave do të ishte shumë herët tani. Megjithëse Shqipëria ka nisur "reforma të shumta", për shembull në gjyqësor, por ato duhet "të zbatohen tërësisht". Kjo vlen në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, "i cili shpesh arrin në qarqet më të larta të qeverisë", tha politikani i CDU-së.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se disa media janë nën kontrollin e tij. Rama ishte pak kohë më parë mysafir në Komitetin Evropian të Bundestagut.

SPD është shumë më i hapur se partneri i koalicionit. "BE është e vendosur për t’i ofruar Shqipërisë dhe Maqedonisë një perspektivë evropiane", tha politikania Axel Schäfer. Këshilli Evropian duhet "tani të thotë po për negociatat e pranimit". Bëhet fjalë për "eksportimin e stabilitetit në vend të importimit të paqëndrueshmërisë". Bisedimet e pranimit do të ishin "një proces i gjatë", tha Schäfer, por "qëllimi i negociatave të pranimit është pranimi". Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s.

Të Gjelbrit ndajnë qëndrimin e Social Demokratëve për këtë çështje. "Këshilli Europian në qershor duhet të japë dritën jeshile për negociatat e pranimit me BE," tha Franziska Brantner, zëdhënëse evropiane për grupin parlamentar të Zonës./m.sh/noa.al/