Transmetuar më 25-05-2018, 10:33

Teksa na ndajnë 24 orë nga protesta e thirrur nga opozita në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Lulzim Basha bën lëvizjen e radhës.

Ai ka thirrur në selinë blu aleatët opozitare për t’i dhënë "dorën" e fundit përgatitjeve për protestën.

Takimi i nisur pak minuta më parë bëri bashkë opozitarët që kërkojnë rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.

Protesta do të mbahet paraditen e së shtunës në orën 11:00, dhe do të vijojë për një afat kohe të pacaktuar, në varësi të ecurisë.

Ndërsa kërkohet largimin i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pasi sipas opozitës i ka dalë në krah vëllait të arrestuar për trafik droge.

Më herët Basha është shprehur se tashmë e kanë qytetarët fatin e tyre në dorë për rrëzimin e qeverisë./m.sh/noa.al/