Transmetuar më 25-05-2018, 11:50

Zbardhen detaje nga aksidenti i tmerrshëm i ndodhur mëngjesin e djeshëm në Athinë, aty ku një shqiptar shtypi me makinë 4 persona pranë një stacioni autobusi.

Mediat greke shkruajnë se nga aksidenti një i moshuar humbi jetën, ndërsa e plagosur mbeti edhe vajza e shqiptarit e cila nuk kishte vendosur as rripin e sigurimit.

"Pashë viktimën që ishte bllokuar në mes të kolonës dhe makinës, tha për "protothema.gr" një grua e cila u  gjend në vendin e tragjedisë pak minuta pas aksidentit.

Sot zbardhen edhe pjesë nga dëshmia e vajzës 9 vjeçare e cila ishte në makinë bashkë me babain shqiptar që shkaktoi aksidentin.

"Ne ishim vonë për në shkollë. Babi po nxitonte. Unë nuk e kuptova se çfarë ndodhi. Kam dëgjuar një bam dhe mësova se u përplasëm", ishin fjalët e 9 vjeçares.

Sipas informacioneve të Free Press, zyrtarët e Departamentit të Trafikut në verilindje të Atikës vlerësojnë se shkaku i aksidentit ishte shpejtësia e lartë dhe gomat e konsumuara.

Por mendohet se shqiptari ka qenë edhe nën efektin e alkoolit./m.sh/noa.al