Transmetuar më 25-05-2018, 13:38

Lihet në burg i riu i cili pasditen e kësaj të marte, tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë në qendër të Lushnjes.

25-vjeçari Olcion Muço do të qëndrojë në qeli, në vijim të hetimeve ndaj tij.

I riu nga Berati, akuzohet se rreth orës 16.30 të 22 majit, pasi gjeti bankën të mbyllur qëlloi me armë zjarri.

Ai nuk arriti që të çojë deri në fund planin, pasi në ato momente banka ishte e mbyllur.

Pas kësaj, 25-vjeçari Olcion Muço, nga Berati, nxori pistoletën TT dhe qëlloi, por pa lënduar njeri-

Muça është ushtar profesionist në repartin e Poshnjës në Berat. Në dëshminë e tij para policisë ai është shprehur se ka pasur nevojë për lekë pasi është në gjendje shumë të keqe ekonomike, por banka i ka refuzuat overdraftin.

Pasi u përball me refuzimin, Muça në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit rreth orës 16:30 shkoi sërish në bankë.

Pasi kishte marrë në banesën e tij një pistoletë të cilën e mbante pa leje dhe një maskë, i riu tentoi të futej brenda ambienteve të bankës, por pasi hasi në kundërshtimin e forcave të sigurisë qëlloi 6 herë me armë.

Më pas ai tentoi të largohej me vrap, por u arrestua nga policia.

Muça është i martuar dhe ka dy fëmijë të vegjël, ndërsa bashkëshortja e tij është e papunë. /a.y/noa.al

Tentoi të grabiste bankën, rrëfehet i riu: Pse e bëra, më refuzuan…

Tentativa për grabitjen e bankës në Lushnjë, kush është i riu që terrorizoi qytetin

Lushnjë, shkon për të vjedhur bankën, por e gjen mbyllur dhe qëllon me armë