Transmetuar më 25-05-2018, 13:56

Policia greke në Athinë ka shkatërruar një grup, i cili merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria.

Gjatë operacionit të zhvilluar në zonën e Nafpaktias në orët e para të mëngjesit të sotëm, u arrestuan dy shqiptarë dhe dy grekë.

Shqiptarët e arrestuar janë me moshë 27 dhe 32-vjeçare, të cilëve iu gjetën 53 kilogramë e 200 gramë marijuanë, si dhe 55 mijë euro.

Nga hetimet e policisë greke, rezultoi se lënda narkotike transportohej me makinë me qera nga një 36- vjeçar grek i arrestuar.

Sakaq shqiptari i moshës 32-vjeçare, nga verifikimet e kryera, rezultoi person në kërkim po për trafik droge.

Lidhur me grupin e shkatërruar, aktualisht vijojnë hetimet, për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në trafik. /a.y/noa.al

Foto ilustruese