Transmetuar më 25-05-2018, 14:29

Një person në Berat, i ka dhënë fund jetës tragjikisht, duke pirë fostoksinë.

Ngjarja e rëndë është shënuar këtë të mërkurë, por viktima si pasojë e lëndës helmuese ka gjetur vdekjen gjatë së enjtes, në spital.

Viktima është 38-vjeçari Gëzim Pupa, i cili u gjet nga familjarët në gjendje të rëndë, të cilët e dërguan me urgjencë në spital.

Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e pirjes së dy tabletave fostoksinë.

Dyshohet se akti fatal është kryer në gjendje të rënduar psikologjike nga Pupa, ndërkohë që lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për vlerësim.

Për të zbuluar më shumë mbi shkakun e flijimit, po merren në pyetje familjarët e të ndjerit. /a.y/noa.al