Transmetuar më 25-05-2018, 14:40

“Kam dy fëmijë për të rritur, nuk më del rroga”. Janë këto fjalët e thëna sot në gjykatë nga 25-vjeçari Olcion Muça, i cili këtë të martë tentoi të grabisë një bankë të nivelit të dytë në Lushnje.

Ndërsa sot Gjykata vendosi “arrest me burg” në ngarkim të tij, Muça e ka argumentuar veprimin e tij, me gjendjen e rënduar ekonomike.

Madje ai ka treguar se kishte aplikuar për banesë sociale në Berat, por nuk i ishte aprovuar.

Gjithashtu ai ka thënë se ka bërë kërkesë te banka që tentoi të grabiste për overdraft, por nuk i është dhënë.

I riu nga Berati, akuzohet se rreth orës 16.30 të 22 majit, pasi gjeti bankën të mbyllur qëlloi me armë zjarri.

25-vjeçari nga Berati, nxori pistoletën TT dhe qëlloi, por pa lënduar njeri.

Muça është ushtar profesionist në repartin e Poshnjës në Berat. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë të vegjël, ndërsa bashkëshortja e tij është e papunë. /a.y/noa.al

Tentoi të vjedhë bankën në Lushnjë, lihet në burg ushtari

Tentoi të grabiste bankën, rrëfehet i riu: Pse e bëra, më refuzuan…

Tentativa për grabitjen e bankës në Lushnjë, kush është i riu që terrorizoi qytetin

Lushnjë, shkon për të vjedhur bankën, por e gjen mbyllur dhe qëllon me armë