Transmetuar më 25-05-2018, 17:50

Femrat arrijnë kulmin e bukurisë në moshën 30-vjeçare ndërsa meshkujt në moshën 34-vjeçare.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer së fundi nga revista shkencore “Allure”.

Në këtë studim morën pjesë dy mijë persona.

Në fund të hulumtimit, u arrit në konkluzionin se te femrat shenjat e plakjes shfaqen në moshën 41-vjeçare kurse te meshkujt në moshën 43-vjeçare.

Në moshën 53-vjeçare femrat nuk duken më seksi ndërsa në moshën 55-vjeçare quhen të vjetra.

Kurse meshkujt, në moshën 58-vjeçare humbasin shkëlqimin ndërsa 59-vjeç duken të vjetër.

“Në të kaluarën është konsideruar që njerëzit më të bukur janë në të njëzetat e vonshme. Por, në kohën e sotme çdo gjë ka të bëjë me parandalimin e plakjes dhe ruajtjen e bukurisë sa më gjatë. Çdo ditë shohim persona të famshëm që janë më shumë se 50-vjeç dhe duken jashtëzakonisht mirë”, ka thënë Jillian Mackenzie, nga revista “Allure”./a.m./noa.al/