Transmetuar më 25-05-2018, 18:08

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në terren për të ftuar qytetarët të jenë pjesë e protestës së ditës së shtunë.

Ai ka dalë në qendër të Tiranës dhe ka takuar qytetarë në kafene të ndryshme dhe në rrugë.

Basha u ka dorëzuar atyre fletëpalosje ku i fton të marrin pjesë në tubim.

“Me qytetarët e Tiranës për pjesëmarrje masive nesër në protestë, ora 11.00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të bashkohemi të gjithë si qytetarë kundër krimit dhe kundër drogës për Shqipërinë Europiane”, shkruhet në statusin e kreut të PD që shoqërohet me videon LIVE në Facebook nga takimet me qytetarët.

Tubimi i opozitës të shtunën nis prej orës 11:00 nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë.

Opozita kërkon dorëheqjen e Ministrit të Brendshm Fatmir Xhafaj./a.m./noa.al/