Transmetuar më 25-05-2018, 18:24

Në videon e mëposhtme shfaqen momentet kur një hajdut dhunohet brutalisht pasi ai kapet mat nga pronari i një banese të cilën tentoi ta grabiste.

Ngjarja ka ndodhur në Durham të Britanisë ndërkohë nuk jepen identitetet e grabitësit dhe pronarit të banesës.

Në video shihen momentet kur pronari i banesës i afrohet grabitësit në derën e shtëpisë dhe me një goditje e rrëzon në tokë.

Më pas, e godet disa herë dhe e tërheq zvarrë.

“Më vjen keq”, dëgjohet të thojë hajduti por nuk gjen mëshirë.

Pavarësisht tentativës së grabitjes, dhuna është dënuar nga shumë persona që kanë parë videon. Sipas raportimeve, në banesë ndodhej një grua dhe një fëmijë i mitur./a.m./noa.al/