Transmetuar më 25-05-2018, 18:52

Një çift shqiptarësh kanë rënë në prangat e policisë greke nën akuzën e “mbajtjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike”.

Gjatë një operacioni të zhvilluar në Menidhi të Athinës, policia sekuestroi një sasi prej 12 kilogramësh e 225 gramë lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në banesën e çiftit dhe ishte e ndarë në 12 pako.

Në pranga ranë burrë e grua shqiptarë, përkatësisht 29 dhe 28-vjeçe.

Policia nuk jep të dhëna për identitetet e të arrestuarve pasi hetimet janë ende në vijim dhe po punohet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të çiftit në aktivitetin e jashtëligjshëm.

Gjatë operacionit policia sekuestroi edhe dy celularë që përdoreshin nga çifti./a.m./noa.al/