Transmetuar më 25-05-2018, 19:30

Ditën e sotme, Partia Demokratike ka ridërguar në Policinë e Tiranës kërkesën për protestën e së nesërmes.

Ndryshe nga një ditë më parë, në letrën e sotme bëhet e ditur edhe kohëzgjatja e protestës.

Opozita dhe qytetarët do të qëndrojnë në shesh për katër orë, ku do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm.

Prej ditësh, deputetët e djathtë janë angazhuar që ky organizim të ketë një pjesëmarrje të konsiderueshme.

Kjo protestë vjen pas akuzave të javëve të fundit, që PD ka bërë për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas të djathtëve, Agron Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës, dhe për këtë kërkojnë largimin e Fatmir Xhafës. /k.k/noa.al