Nga Mentor Kikia
Ishte vetëm një ndeshje futbolli, dhe padyshim respektin e meriton ai që luan më mirë, i cili jo gjithmonë fiton.
Ky ishte edhe rasti i Kroacisë.
Unë në fakt, doja të fitonte Kroacia, jo sepse mendoj që kemi të njëjtin gjak ilir, por sepse e adhuroj si skuadër, për karakterin e fortë dhe vullnetin që tregon.
Po, adhuroj edhe forcën e atij populli, jo vetëm në fushë, por edhe për atë që kanë bërë në vendin e tyre, duke shkuar në majat e standarteve europiane vetëm 25 vjet pasi fituan pavarësinë.
Ata sot thjeshtë i dhanë një tjetër dimension kombit të tyre energjik.
Tifozllëku dhe mbeshtetja e presidentes, ishte një vlerë më vete, një sjellje mrekullisht e thjeshte, aspak një teatër i pështirë politik per te fituar kredite në kurriz të sportistëve.
Përkundrazi, nuk ndjej asnjë lloj simpatie për francezët që francezë kanë tashmë vetëm 4-5 lojtarë dhe presidentin.
Një popull që sot po feston trofeun falë lojtarëve emigranë, por që bart mes vetes shumë rracizëm e përbuzje për të huajt.
E di që këto skanë lidhje me futbollin, por ama janë argumenta për të prodhuar simpati apo antipati per nje grup apo per nje shoqeri te tere.
Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al