Transmetuar më 31-07-2018, 22:53

Atletico Madrid ka njoftuar largimin e Sime Vrsaljkos në huazim drejt Interit dhe në të njëjtën kohë ka zyrtarizuar zëvendësuesin e tij.

Bëhet fjalë për mbrojtësin kolumbian Santiago Arias, i cili u ble nga skuadra holandeze e PSV-së, ku edhe luajti në sezonin që sapo u mbyll.

Klubi madrilen arriti të mposhtë konkurrencën e Napolit për të mbërritur te Arias, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detajet e operacionit.

Nga ana tjetër, Atletico nuk ka harruar të falënderojë nënkampionin e botës, Sime Vrsaljko për kontributin e dhënë gjatë dy sezoneve në Madrid.