Transmetuar më 24-08-2018, 21:00

Dy persona kanë humbur jetën sot në Serbi.

Shkak ka qenë asfiksia nga gazi në Bibliotekën Popullore të Beogradit.

Siç raportojnë mediat serbe, personat janë helmuar pasi kanë thithur gaz, i cili ka rrjedhur nga sistemi i ftohjes.

Gazeta “Blic” në Serbi thotë se viktimat janë dy meshkuj, 30 dhe 50 vjeç.

Sistemi për ftohje në Bibliotekën popullore papritmas ka filluar të lëshojë avuj të helmueshëm dhe ka filluar t’i asifiksojë njerëzit, prandaj janë alarmuar zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë.