Transmetuar më 02-08-2018, 17:16

Një nga lajmet që mbushën portalet ditën e djeshme ishte instastory i Z. Kryeministër, Edi Rama. Zyrtarisht ai ka filluar pushimet dhe ishte duke shijuar kafen e mëngjesit në shoqërinë e një libri David Ogilvy, i quajtur Babai i Reklamave.

Për ata që nuk e njohin David Ogilvy, ai është një nga figurat legjendare të epokës së artë të reklamave (vitet ’60-’70) i cili besonte se idetë e mëdha mund të ndryshojnë shoqërinë për më mirë.

Pavarësisht se agjencia e tij e reklamimit u kthye në ndërkombëtare me 132 zyra në 83 shtete të botës, parimet me të cilat ai themeloi Ogilvy & Mather (që sot është vetë Ogilvy) e përcaktojnë akoma në ditët e sotme: guxim, idealizëm, kuriozitet i pastër, intuitë dhe këmbëngulje janë, për David Ogilvy, vlerat që krijojnë idetë e mëdha për t’i kthyer në realitet.

Mendimet e tij, 50 vite më vonë, dominojnë industrinë e reklamave dhe padyshim janë tërheqëse për Kryeministrin të orientuar nga idetë e mëdha. Që nga viti 2006, Ogilvy është prezent edhe në Shqipëri.

Z.Konstantinos Panagiotopoulos, CEO i Ogilvy Albania, u shpreh: “Jam shumë i lumtur për faktin se Kryeministri ynë, z. Edi Rama gjatë momenteve të çlodhjes është duke shijuar shkrimet dhe idetë e themeluesit tonë David Ogilvy. Nga ana ime, mund të theksoj se procesi i zhvillimit të ideve të mëdha është në thellësinë e ADN-së tonë. Ne besojmë se çdo veprim dhe planifikim i madh fillon me një ide të madhe dhe secili nga ne ka për detyrë të ndërtojë kapacitetet përkatëse në mënyrë të vetëdijshme ose jo”.

Duhet shtuar se Ogilvy Abania është e vetmja agjenci që ka fituar çmim në Cannes International Advertising Festival dhe se rrjeti ndërkombëtar ka fituar çmimin Best Advertising Network për 5 vite rresht, nga viti 2012- 2016 në Kanë. /noa.al/