Transmetuar më 03-08-2018, 16:36

Çfarë ndodh sot me familjen e kryeterroristit të ndjerë Osama Bin Laden?

Edhe pse ai ka vdekur prej vitesh, familja që ka lënë pas vijon të jetë mjaft me ndikim.

Pas 17 vitesh nga sulmet e 11 Shtatorit me organizator Bin Laden, nëna e tij ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë.

Në fillim të rrëfimit, Alia Ghanem e cila jeton në Arabinë Saudite me pjesën tjetër të familjes ka thënë se Osama ka qenë “një fëmijë shumë i mirë, por u radikalizua në të 20-at”.

Por, “biri i ndrojtur dhe i devotshëm” siç e quan nëna e tij 70-vjeçare do të bëhej terroristi më i famshëm që shkaktoi mijëra viktima në sulmet e 11 Shtatorit.

Bin Laden u vra nga një njësi speciale amerikane në Pakistan në vitin 2011. Ndërkohë, djali i tij Hamzai u ka bërë thirrje besnikëve të al-Kaedas të orkestrojnë sulme terroriste në SHBA.

Familja e Osama Bin Laden tashmë jeton në qytetin Jeddah në Arabinë Saudite dhe janë ende ndër familjet më të pasura dhe më me ndikim./a.m./noa.al/