Transmetuar më 04-08-2018, 08:10

Një bandë me persona të armatosur, hynë në një shtëpi në Ciudad Juárez, në Meksikë, pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata torturuan dhe vranë 11 persona që ndodheshin brenda në banesë.

Mësohet se viktimat janë tetë burra, kufomat e të cilëve i kishin duart e lidhura pas kurrizit. Në trupat e tyre kishte shenja të dukshme dhune dhe torture.

Ndërkohë mes viktimave ishin edhe tre gra, të cilat ishin zhveshur para se të vriteshin.

Të gjithë trupat u gjetën me kokë poshtë dhe të ekzekutuar me plumb në kokë. /a.y/noa.al

Foto ilustruese