Transmetuar më 04-08-2018, 09:42

Dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e përplasjes së një skafi me një varkë peshkatarësh, në lagunën e Venezia në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 23.50 të kësaj të premteje, në zonën e Sant’Andrea San Nicoletto të Lido.

Viktimat janë dy peshkatarë, njëri prej të cilëve u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetojë.

Ndërkohë trupi i peshkatarit tjetër u gjet pas afro një orë kërkimesh.

Katër të plagosurit e tjerë u dërguan në spital, ku pavarësisht dëmtimeve të marra ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e policisë hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al

Foto ilustruese