Transmetuar më 05-08-2018, 18:09

Kombëtarja gjermane po kalon një periudhë aspak të lehtë pas dështimit në botërorin e Rusisë.

Polemika të shumta dhe kritika e kanë shoqëruar kombëtaren e “pancerave” ku vëmendja ishte përqendruar te sulmet ndaj Mesut Ozil.

Ky i fundit vendosi të tërhiqet përfundimisht nga kombëtarja.

Por, largimet duket se nuk mbarojnë me kaq. Një tjetër futbollist i rëndësishëm ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja.

Bëhet fjalë për sulmuesin Mario Gomez.

Ky i fundit ka realizuar 31 gola në 78 takime të luajtura me katër herë kampionët e botës./a.m./noa.al/