Transmetuar më 05-08-2018, 19:38

Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin e Lombokut në Indonezi duke shkaktuar të paktën 22 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Lëkundjet ishin me magnitudë 7 ballë dhe zgjatën disa sekonda.

Mijëra turistë në zonë kanë lënë hotelet dhe kanë dalë në rrugë.

Në disa prej hoteleve të dëmtuar, është bërë evakuimi i turistëve.

Tërmeti vjen vetëm një javë pasi një tjetër tërmet shkaktoi 16 viktima.

Pas lëkundjeve autoritetet dhanë edhe një alarm për tsunami por më pas e tërhoqën.

Indonezia ndodhet në “unazën e zjarrit” të tërmeteve, në linjën e Paqësorit ku ndodhin 90 % e gjithë tërmeteve në botë./a.m./noa.al/