Transmetuar më 05-08-2018, 21:22

Një tragjedi ajrore ka ndodhur në Alpet e Zvicrës ku nga rrëzimi i një avioni kanë vdekur të 20-të udhëtarët.

Mjeti fluturues ka rënë në një lartësi 2540 metra mbi nivelin e detit në kantonin Grigioni.

Bëhej fjalë për një avion të vjetër të ndërtuar nga Lufta e Dytë Botërore i tipit Ju-52 HB-HOT i cili shërbente për udhëtime turistike.

Viktimat ishin nga mosha 42 deri në 84 vjeç dhe ishin duke kryer një udhëtim turistik në Alpe.

17 prej viktimave ishin nga Zvicra e banuar nga gjermanë si dhe një çift nga Austria me djalin./a.m./noa.al/